Botë
Spanjë: Rregulla të reja për vizitorët, tarifë për hyrje
Rregullat e reja për vizitorët që duan të hynë në Spanjë kanë habitur dhe shqetësuar turistët.
Spanja ka konfirmuar një listë të re rregullash për të gjithë turistët që vijnë nga shtete që nuk janë anëtare të BE-së.
Këto rregulla parashikojnë që menjëherë pas mbërritjes në aeroport, turistët të tregojnë dëshmi të rezervimit të hotelit apo akomodimit ku do të qëndrojnë, një biletë kthimi si dhe më e rëndësishmja, të kenë mjaftueshëm para me vete për çdo ditë qëndrimi, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Turistët që nuk vijnë nga Bashkimi Evropian duhet të provojnë që mund të shpenzojnë të paktën 100 euro në ditë, që do të thotë se për një vizitë 1-javore, ata duhet të kenë me vete të paktën 700 euro për person.
Të parët që kanë reaguar për këto rregulla kanë qenë britanikët, duke qenë se ata mbeten ndër turistët më të lidhur me Spanjën për pushimet verore, dhe për shkak të Brexit, ata tashmë duhet të trajtohen njësoj me të gjithë shtetet joanëtare të BE-së.
Mediat britanike janë mbushur me reagime të britanikëve të shqetësuar për rregullat e reja.
Në rast se do të qëndroni me një familjar, qeveria spanjolle ka deklaruar se një ftesë zyrtare e njohur ndryshe si një ‘carta de invitation’ është e nevojshme nëse ju nuk keni rezervuar një dhomë hoteli.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero” Në Zvicër ka pak trafik që nga pasditja e së enjtes: bora ka shkaktuar aksidente të...
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve