Lajme

Scholz: Gjermania nuk mund të varet më nga Rusia për furnizimin me gaz

Kancelari gjerman, Scholz, thotë se Gjermania nuk mund të varet më nga Rusia për furnizimin me gaz.

Gjatë një fjalim të mbajtur në Berlin, Scholz u shpreh se e sheh Rusinë si një furnizuese të pasigurt të gazit.

“Gjermania nuk mund t’i varë më shpresat te Rusia. Ndaj ne preferojmë të jemi të sigurt. Do të bëjmë ç‘është e mundur që vendi ta kalojë këtë situatë”, theksoi kancelari, transmeton albinfo.ch.