Shqipëria
Dy “mbretëreshat” e bregdetit shqiptar
Me të drejtë thuhet se Saranda dhe Vlora janë dy “mbretëreshat” e bregdetit shqiptar. Albinfo.ch prezanton disa nga plazhet në zonën e Sarandës dhe Vlorës
Pa dyshim se Saranda është një nga pikat më të bukura të bregdetit shqiptar. Qyteti i turizmit, por mbi të gjitha i kulturës dhe historisë. Një destinacion ideal për pushimet tuaja gjatë verës, i mbushur me plazhe të virgjëra dhe ushqime deti të shijshme.
Ky qytet i vendosur në bregdetin jonian ka një pafundësi plazhesh të bukura, ku spikat ai më popullori, i quajtur Pasqyrat, që është i kufizuar në skaje nga shkëmbinj të bardhë me shkëlqim. Ky qytet është një vend i shkëlqyeshëm për të filluar eksplorimin e pjesës tjetër të rivierës madhështore shqiptare.
Vetëm pak kilometra nga atje qëndron qyteti antik i Butrintit, një nga më të mirët të ruajtur në Ballkan dhe një nga vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Po ashtu, ishujt fqinjë të Ksamilit janë një destinacion zgjedhjeje në shumë udhëtime ndërkombëtare, ndërsa parajsa tropikale e Shqipërisë, Syri i Kaltër, është aty afër dhe një pike tjetër që gjithsesi duhet vizituar, shijuar dhe kënaqur me bukuritë e saj.
Ajo çka të bën përshtypje sapo mbërrin në Sarandë është mundësia e të zgjedhurit mes disa plazheve spektakulare që plotësojnë njëra-tjetrën.
Ksamili
Fillimisht, duhet thënë se përgjatë gjithë qytetit ka plot plazhe publike që ia vlen të provohen, si dhe plazhe private të hoteleve anës detit.
Plazhet e kristalta më të bukura të Rivierës Shqiptare janë Plazhi i Manastirit, Plazhi i Pasqyrave, Plazhi i Pulëbardhës, Ksamil, Ishujt binjakë te Ksamili, Plazhi i Centralit, Plazhi i Krorezës dhe Plazhi i Shpellës Lukovë.
Vlora
Vlora është një qytet bregdetar në jugperëndim të Shqipërisë dhe konsiderohet si një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë.
Bregdeti i Vlorës jo vetëm se është destinacioni turistik i rëndësishëm për verën, por ky vend njihet edhe si nga plazhet e virgjëra spektakulare dhe me detin blu, ku bashkohet Adriatiku me Jonin.
Përveç plazheve me rërë, gjireve të izoluara, ujit kristalor, shkëmbinjtë dhe deti që ngjan me Karaibet, Vlora ofron edhe një paketë të plotë turistike nga turizmi historik.
Qendra historike e Vlorës është një diamant në zemër të qytetit që zbulon historinë shqiptare, ku është shpallur Deklarata e Pavarësisë shqiptare më 28 nëntor 1912.
Eksploroni plazhet e virgjëra apo shpellat mbresëlënëse që gjenden në rrethin e Vlorës dhe shijoni maksimalisht këto vendet.
Plazhet më të bukura të Vlorës janë: Plazhi i Filikurit (Himarë), Kanioni dhe plazhi i Gjipesë, Shpella e Piratëve, Gadishulli i Karaburunit, Gjiri i Gramës, Gjiri i Shën Andreut, Shpella e Haxhi Aliut, Shpella Dafina, Gjiri i Brisanit, plazhi i Livadhit dhe plazhi i Potamit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të turneut të nëntorit...
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
Jeta në Zvicër
-
Projeksionet e referendumeve sot në Zvicër Sipas projeksioneve të RSS, zgjerimi i autostradave refuzohet me 52%, ndarja për ligjin e qirasë dhe...
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje