Lajme

Ministrja Sommaruga anulon pushimet – për shkak të krizës së afërt energjetike

Sommaruga fillimisht kishte planifikuar të kalonte disa ditë në Trieste, Itali këtë javë, tha Emanuela Tonasso, zëdhënëse në UVEK

Ministrja Federale, Simonetta Sommaruga, ka vendosur të mos shkojë në pushime jashtë vendit për shkak të situatës së tensionuar në furnizimin e Zvicrës me energji elektrike, transmeton albinfo.ch. Departamenti Federal për Mjedisin, Transportin, Energjinë dhe Komunikimet (UVEK), të cilin  e drejton Sommaruga, konfirmoi një raport të mediave lidhur me këtë.

Sommaruga fillimisht kishte planifikuar të kalonte disa ditë në Trieste, Itali, këtë javë, tha Emanuela Tonasso, zëdhënëse në UVEK, të premten, me kërkesë të agjencisë së lajmeve Keystone-SDA.

Ministrja e Energjisë aktualisht është në kontakt të ngushtë me ekspertët dhe homologët e saj jashtë vendit, vazhdoi UVEK.

Revista “Schweizer Illustrierte” ka raportuar fillimisht për ndryshimin e planeve të pushimeve të Sommarugës.