Kriza në Ukrainë
Në Zvicër ka vazhduar importi i arit rus, edhe në qershor
Konkretisht, sipas një deklarate zyrtare, sasia e importuar e arit rus në Zvicër ishte 3089 kilogramë në maj dhe 284 kilogramë në qershor
Sipas Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (BAZG), në maj dhe qershor të këtij viti në Zvicër është importuar ar me origjinë ruse nga Britania e Madhe, transmeton albinfo.ch. Konkretisht, sipas një deklarate zyrtare, sasia e importuar e arit rus në Zvicër ishte 3089 kilogramë në maj dhe 284 kilogramë në qershor.
Këto importe janë kontrolluar nga BAZG për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë, shkruan srf.ch. Importi i arit rus aktualisht nuk është i ndaluar. Megjithatë, Shoqata e Tregut të Shufrave të arit në Londër, që është i vetmi vend tregtimi i njohur nga Zvicra, ka pezulluar rafineritë ruse për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Megjithatë, rishikimi i shufrave të arit të importuar në maj dhe qershor nuk ka dhënë ndonjë tregues se ari i importuar në Zvicër është prodhuar pas pezullimit të bërë më 7 mars 2022, sipas BAZG.
Për arsye ligjore nuk mund të jepen informacione konkrete për importuesit e arit në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Shqipëri: Për 72 orë 10 mijë të regjistruar për votim jashtë vendit Në më pak se 72 orë që nga momenti hapjes së procesit të regjistrimit të votuesve...
-
Birr (AG): Tubim përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Kosovë
-
Winterthur ZH: Kosovari i kërkuar dorëzohet pas sulmit ndaj gruas
-
Shkronjat shqipe në La Chaux-de-Fonds, një lidhje mes brezash
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës
Jeta në Zvicër
-
Numri rekord i refugjatëve: Kantoni Aargau mban situatën emergjente Numri i refugjatëve është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave, paralajmëron kantoni i...
-
Zviceranët po reduktojnë gjithnjë e më shumë mishin
-
Pronësia në Zvicër lulëzon ndërsa qiratë ngecin
-
Kantoni i Solothurnit voton për iniciativën e pagës minimale
-
SBB “në renovim”, Aeroporti i Cyrihut është i qasshëm vetëm në një masë të kufizuar në katër fundjavë