Lajme

Problemet me ujin në Zvicër: Cilat masa janë ndërmarrë

Vala aktuale e të nxehtit dhe kushtet e vazhdueshme të thatësisë kanë çuar në kufizime në përdorimin e ujit dhe ndalime të zjarreve të hapura në gjithë vendin.

Fishekzjarret për të festuar Ditën Kombëtare të Zvicrës më 1 gusht janë gjithashtu në pritje.

Dje, në tri rajonet më jugore të Ticinos, niveli më i lartë i alarmit prej katër ishte në vend dhe pritet të zgjasë deri në mbrëmjen e së hënës së ardhshme, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Në Zvicrën frëngjisht-folëse, niveli i alarmit është aktualisht tre.

Ndalimet lokale janë vendosur për mbushjen e pishinave private, ujitjes së bimëve dhe larjes së makinave. Ekziston edhe shqetësimi në rritje për rrezikun e zjarreve në pyje.

Në Valais, ekziston një ndalim i përgjithshëm për zjarret e hapura dhe një ndalim i plotë i zjarreve private dhe fishekzjarreve për festimet e 1 gushtit.

Do të lejohen vetëm zjarret e organizuara zyrtarisht dhe shfaqjet e fishekzjarreve. E njëjta gjë vlen edhe për rajone të caktuara në kantonet Ticino dhe Graubunden. Zjarret e hapura brenda ose afër pyjeve janë ndaluar në një numër në rritje të kantoneve.