Kuriozitete
Rritet kërkesa për vetura elektrike në Evropë
Për 3 muaj pati rritje të ndjeshme të veturave elektrike derisa makinat me benzinë dhe naftë pësuan rënie të ndjeshme në këtë periudhë tremujore
Në tremujorin e dytë 2022 shitjet e automjeteve elektrike me bateri vijuan të rriten në BE, duke përfaqësuar 9.9% të regjistrimeve totale të automjeteve.
Makinat hibride plug-in përfaqësuan 8.7% të pjesës së tregut, në rritje krahasuar me 8.4% në tremujorin e dytë 2021, pavarësisht rënies së numrit të njësive të shitura.
Makinat me benzinë dhe naftë pësuan rënie të ndjeshme në këtë periudhë tremujore, duke sjellë tkurrje të pjesës së tregut (55.8% për makinat me naftë dhe benzinë së bashku).
Makinat me benzinë dhe naftë
Nga prilli në qershor 2022 makinat me benzinë dhe naftë humbën pjesë tregu në Bashkimin Europian, nga 62.0% në tremujorin e dytë 2021, në 55.8% në tremujorin e dytë të këtij viti.
Pjesa e tregut të makinave me benzinë ra më shumë se 3 pikë përqindje, duke përfaqësuar 38.5% të shitjeve totale, ndërsa pjesa e tregut të automjeteve me naftë ra në 17.3% të regjistrimeve totale të automjeteve (nga 20.2% në të njëjtën periudhë të vitit 2021).
Në numër njësie, shitjet e automjeteve me benzinë ranë me 22.2% në BE, me 909.703 automjete të shitura. Makinat me naftë regjistruan rënie edhe më të madhe (-27,7%), duke arritur në total në 409.174 njësi.
Automjete me energji alternative (Alternatively-powered vehicles – APV)
Në tremujorin e dytë 2022, regjistrimet e automjeteve elektrike me bateri (BEV) në BE u rritën me 11.1%, duke arritur në 233.413 makina të shitura. Ndër tregjet kyç në rajon, Spanja dhe Franca ndikuan në ecurinë pozitive të BEV, duke regjistruar rritje dyshifrore (përkatësisht +22,0% dhe +18,6%). Italia regjistroi humbje të ndjeshme (-19,6%), ndërsa Gjermania regjistroi një rritje të lehtë negative (-0,5%).
Automjetet elektrike hibride plug-in (PHEV) rritën pjesën e tyre të tregut në këtë periudhë, pavarësisht rënies dyshifrore të njësive të shitura (-12,5% në 206.501 makina). Me përjashtim të Spanjës (+11,3%), gjithë tregjet kryesore regjistruan humbje të shitjeve të PHEV: Franca (-17,4%), Gjermania (-16,9%) dhe Italia (-6,9%).
Shitjet e automjeteve hibride elektrike (HEV) në Bashkimin Europian u tkurrën me 2.2% në tremujorin e dytë të këtij viti. Megjithatë, për shkak të rënies së ndjeshme të shitjeve të makinave tradicionale, HEV rritën pjesën e tyre të përgjithshme të tregut (22.6%).
Katër tregjet kryesore të rajonit regjistruan të përziera. Franca dhe Spanja shënuan rritje (përkatësisht +7.2% dhe +2.7%). Nga ana tjetër, Italia dhe Gjermania pësuan rënie (përkatësisht -9.3% dhe -6.5%).
Regjistrimet e automjeteve me gaz natyral (NGV) në Bashkimin Europian ramë me 62.9%, me 4.983 njësi të shitura në këtë periudhë. Rënia vjen, kryesisht, për shkak të tkurrjes në Itali, që përfaqëson pjesën më të madhe të shitjeve në rajon.
Ndërsa automjetet LPG regjistruan rritje të shitjeve (+7,9%), duke arritur 64.152 njësi në tremujorin e dytë të vitit. Tre nga katër tregjet e mëdha të rajonit regjistruan rritje të fortë – Spanja (+57,6%), Franca (+21,9%) dhe Gjermania (+10,3%). Ndërsa Italia regjistroi rënie (-5,1%) / ACEA
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës