Lajme

Evropën e pret një ‘vjeshtë sfiduese’

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se Evropa pritet të përjetojë një vjeshtë dhe dimër sfidues, për shkak se infektimet COVID-19 janë rritur me shpejtësi brenda kontinentit.

Drejtori Rajonal i OBSh-së për Evropën, Dr Hans Henri P. Kluge vuri në dukje se aktualisht, Evropa është në një situatë të ngjashme me verën e kaluar, kur po përballej me një valë të re të COVID.

Sipas tij, me rritjen e rasteve të infeksionit, vendet evropiane po shohin gjithashtu një rritje të shtrimeve në spital, të cilat pritet të rriten edhe më shumë në muajt e vjeshtës dhe të dimrit.

Rastet e reja me COVID-19 janë trefishuar në gjashtë javët e fundit, me rreth tre milionë raste të raportuara vetëm javën e kaluar, ndërsa rritje ka pasur edhe në shtrimet në spitale.

OBSH ka vendosur t’u bëjë thirrje të gjitha vendeve të BE-së që të jenë të përgatitur për t’iu përgjigjur një fluksi në rritje në sistemet e kujdesit shëndetësor./Schengen Visa Info