Lajme
Rekordi për Zvicër u arrit sot në Gjenevë, me 38.1 gradë
Gjeneva ka njohur edhe temperatura më të larta, në të kaluarën. 39.7 gradë është temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht në Gjenevë, në vitin 2015
Vala e madhe e të nxehtit në Zvicër arriti kulmin të martën, sot. Më së nxehti ka qenë në Gjenevë me 38.1 gradë, bën të ditur zëdhënësi i Meteo Schweiz.
Gjithashtu shumë nxehtë sot ishte edhe në Sion me 36.8 gradë dhe në Bazel me 36.5, njofton për agjencinë lajmeve Keystone-SDA, një zëdhënës i Zyrës Federale për Meteorologji dhe Klimatologji Meteo Schweiz.
Temperaturat rreth 35 gradë kishin janë shënuar edhe në Mittelland (Zvicra e mesme). Në Zvicrën lindore ishte pak më “freskët” gjegjësisht rreth 33 gradë.
Gjeneva ka njohur edhe temperatura më të larta, në të kaluarën. 39.7 gradë është temperatura më e lartë e regjistruar zyrtarisht në Gjenevë, sipas një deklarate nga SRF Meteo. Kjo ka ndodhur më 7 korrik 2015.
Sipas SRF Meteo, më shumë se 38 gradë ka pasur raste kur janë regjistruar edhe në Basel, Delsberg JU, Chur dhe Nyon VD. Ndërsa në jug, sipas SRF Meteo, vetëm në një rast të njohur është shënuar temperaturë mbi 38 gradë. Bëhet fjalë për 11 gushtin 2003, kur pika prej 40 gradë u thye për herë të parë në Grono GR, transmeton albinfo.ch. Leximi zyrtar nga ajo kohë ishte 40.5 gradë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci Bëhet e ditur se M.B. ka humbur jetën në shtetin kroat, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave, thuhet...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës