Lajme
Kaos në Aeroportin e Cyrihut: Mijëra valixhe të hedhura dhe pa mbikëqyrje
Gjatë fundjavës, shumë valixhe qëndronin pa mbikëqyrje në zonën e marrjes së bagazheve, disa të tjera madje presin me ditë të tëra...
Qindra valixhe janë hedhur, pa mbikëqyrje në zonën e marrjes së bagazheve, disa të tjera madje presin me ditë të tëra: pasagjerët që zbarkojnë në Cyrih aktualisht po vihen në provë të durimit, shkruan Züri Today.ch.
“Mijëra valixhe humbën në sallat e marrjes së bagazheve”, transmeton albinfo.ch. Kështu raporton një pasagjer i cili ka zbritur në aeroportin e Cyrihut Ai ankohet se bagazhi ishte i hedhur dhe pa mbikëqyrje. Për këtë arsye, sipas tij, askush nuk do të kishte vënë re nëse do të ndodhte ndonjë vjedhje.
Një reportere lexuese, e ardhur nga Budapesti, nuk e dinte nëse mes tyre ishte edhe bagazhi i saj apo do të shfaqej fillimisht në karuselin (rripin rrotullues) e bagazheve. E njëjta gjë ishte edhe për pasagjerët e tjerë”.
Më në fund, ajo hoqi dorë nga shpresa se valixheja e saj do të vinte. Kështu, ajo raportoi në të vetmen zyrë për gjësendet e humbura që ishte hapur dhe në të cilën punonte një person i vetëm. Pastaj ajo mori frenat në duart e saj dhe nisi të rrëmojë në “kodrën” e valixheve për të gjetur të sajat. Dhe në fakt i gjeti, pas më shumë se dy orë kërkimi, raporton blick.ch
Swissport, e cila është përgjegjëse për bagazhet në aeroportin e Cyrihut, thotë se nuk e ka të njohur problemin. Kompania nuk është në dijeni të ndonjë parregullsie në dërgimin e bagazheve në karuselin e bagazheve, shpjegon për “Blick” zëdhënësja e Swissport, Nattalie Berthold Nuk ka pasur probleme gjatë fundjavës, sipas saj.
Kompanitë ajrore nuk informojnë për vonesa
Kaosi i valixheve në zonën e marrjes së bagazheve lidhet me faktin se për shkak të parregullsive në trafikun ajror ndërkombëtar pesë herë më shumë bagazhe se zakonisht dërgohen më vonë, përcjell albinfo.ch. Me fjalë të tjera, valixhet nuk kanë vend në aeroplanin për në Cyrih dhe duhet të merren me një avion tjetër. Dhe kjo mund të zgjasë disa ditë.
Berchtold shpjegon gjithashtu se kompanitë ajrore nuk i informojnë pasagjerët nëse bagazhi i tyre do të transportohet veçmas. “Nëse nuk e gjeni valixhen tuaj në karuselin e bagazheve, mund të plotësoni një raport humbjeje dhe valixhja do t’ju dërgohet sapo të mbërrijë në Zvicër.”
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025