Shqipëria

Plazhi i Dhërmiut, ndër 10 plazhet më të bukura “sekrete” në Evropë

Plazhi në Dhërmi radhitet krahas atyre si San Giovanni di Sinis, (Sardenjë), Psili Ammos, Patmos (Greqi), Alacati (Turqi), Cala Macarella (Spanjë) etj. 

“Plazhet më të bukura në Evropë? Shpesh ato janë të stërmbushura me njerëz dhe të gjithë i njohin tashmë. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur plazhet më të mira dhe limanet sekrete për t’u çlodhur këtë verë”, shkruan revista gjermane gq-magazin.de.

Nga Greqia, Portugali e Spanja në Shqipëri, këto janë jo vetëm plazhet më të bukura në Evropë, por edhe më pak të njohurit, vazhdon shkrimi, transmeton albinfo.ch. Aty, plazhi në detin Jon, në Dhërmiun pitoresk radhitet krahas atyre si San Giovanni di Sinis, (Sardenjë), Psili Ammos, Patmos (Greqi), Alacati (Turqi), Cala Macarella, Menorca etj.

Në vazhdim, përshkrimi për plazhin “sekret” shqiptar.

Dhërmi, Vlorë Shqipëri
Ky vend është aq i jashtëzakonshëm sa është e pamundur ta mbash ‘sekret’. Së shpejti do të bëhet një destinacion shumë i rëndësishëm turistik, por deri atëherë do të ruajë qetësinë karakteristike. Arsyeja e numrit të ulët të vizitorëve deri tani është ndoshta udhëtimi i vështirë që kalon mbi një qafë mali në lartësinë 1200 metra, përcjell albinfo.ch. Por peizazhi i plazhit, i rrethuar nga malet, bunkerët e epokës komuniste dhe plazhet më të mira në Shqipëri do të kënaqin çdo udhëtar që kërkon paqen dhe qetësinë.