Kosova

Kosova regjistron dy viktima dhe mbi 600 raste të reja me COVID-19

Dy persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 615 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur të hënën Ministria e Shëndetësisë së Kosovës (MSH).

Sipas raportit ditor, MSH-ja njofton se rastet e reja dolën pas testimit të 1.465 mostrave. Nga kjo shifër i bie që përqindja e rasteve që kanë dalë pozitivë me sëmundjen COVID-19 është 41.97 për qind.

Në 24 orët paraprake janë shëruar edhe 285 persona.

Aktualisht, raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 5.687.