Lajme

Komisioni Europian: Borxhi publik është rritur

Komisioni Europian thotë se borxhi publik në Shqipëri arriti në 82.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në qershor. Ky është nivel rekord për vendin, por edhe për rajonin në këtë periudhë.

Borxhi publik ka arritur 82.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto në periudhën prill-qershor.

Shifra për paratë e marra nga qeveria për të kryer shpenzime, të cilat nuk mund t’i mbulojë nga buxheti, del në raportin e fundit të Komisionit Europian.

Rritja e stokut të borxhit u shpejtua pas vitit të pandemisë Covid-19, me gjithë angazhimin e qeverisë për ta frenuar dhe ulur atë.

Nga ana e vet, Ministria e Financave e raporton nivelin në 69.5% të PBB-së në tremujorin e parë 2022.

Në rajon, nivelin më të ulët të borxhit publik e ka Kosova, me 20.3% të PBB-së, ndërsa më të lartin Mali i Zi dhe Shqipëria./Euronews