Lajme

1 litër birrë këmbehet me 1 litër vaj

Një pub në Mynih të Gjermanisë ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr klientë

Një pub në Mynih të Gjermanisë ka gjetur një mënyrë interesante për të tërhequr klientë e për të mos i zhvatur: në vend të parave, birrën mund ta paguash me një shishe vaj luledielli. “Kështu dalim të gjithë të fituar”, thotë pronari i lokalit, “pasi mund të siguroj furnizimin e mjaftueshëm për të skuqur e pjekur mishin e salsiçet gjatë të gjithë vjeshtës e dimrit, sidomos gjatë Oktoberfestit”.

Me Rusinë e Ukrainën, që përllogariten në thuajse 80% të eksportit global të farës e vajit të lulediellit, shumë vende europiane, mes tyre edhe Gjermania, po mundohen të sigurojnë furnizimet, dyfish nga viti i shkuar, që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë në fund të shkurtit.

Menaxheri i lokalit thotë se ka gjetur këtë mënyrë interesante, për të mos u lodhur vetë duke gjurmuar marketet, në këmbim të një shishe vaj luledielli, ofron 1 litër birrë, në zgjedhje të lirë të vetë klientit.

Në Gjermani, javët e fundit, në raftet e supermarketeve ka pasur mungesa të shisheve me vaj luledielli dhe për dyqanet, furnizimi është i limituar, në vetëm 30 litra vaj në javë. Dhe llogaritë janë të thjeshta: në një pub një litër birrë kushton 7 euro ndërsa 1 shishe vaj luledielli, një litërshe, kushton 4,5 euro. Kështu, edhe klienti del me fitim/cnn