Lajme

Kompania zvicerane dërgon 17 vagonë me ushqim për civilët në Ukrainë

Kjo sasi ushqimi do të mjaftojë për të ushqyer 5000 të rritur dhe fëmijë për një muaj, thotë deputetja ukrainase Maria Mezentseva nga Kharkiv-i

Rreth një javë më parë ka mbërritur në Kharkiv, Ukrainë, një tren mallrash me 17 vagonë ​​me kontejnerë të mbushur me makarona, mish të konservuar, qumësht UHT dhe ushqim për fëmijë, transmeton albinfo.ch. Malli është dhuruar nga kompania zvicerane e sigurimeve Zürich.

Kjo sasi ushqimi do të mjaftojë për të ushqyer 5000 të rritur dhe fëmijë për një muaj, thotë deputetja ukrainase, Maria Mezentseva, nga Kharkiv-i, shkruan srf.ch. Ajo e nisi fushatën me ndihmën e diasporës ukrainase në Zvicër.

Edhe shumë kompani të tjera zvicerane po ndihmojnë në Ukrainë dhe kështu po bëjnë që të harrohen kritikat fillestare për aderimin e pjesshëm të bizneseve të këtushme me Rusinë.

Kompania e madhe ushqimore Nestlé, për shembull, ka furnizuar popullsinë në Kharkiv në vend për muaj të tërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mezentseva thotë se njerëzit janë të befasuar pozitivisht me angazhimin e kompanive zvicerane.

Jan Atteslander nga organizata ombrellë e bizneseve Economiesuisse nuk është i befasuar nga angazhimi i madh i treguar nga kompanitë zvicerane, përcjell albinfo.ch. Ai ndjek nga afër aktivitetet e kompanive zvicerane në Ukrainë. Zvicra është neutrale vetëm në konfliktet ushtarake, thotë ai.

“Ne kurrë nuk kemi qenë neutralë në mbështetjen e civilëve. Gjithmonë jemi përpjekur të ndihmojmë”.