Lajme
Swatch, 400 milionë franga humbje në shitje për shkak të koronës në Kinë
Në tregjet si Evropa, Amerika dhe Lindja e Mesme pritet të ketë rritje dyshifrore, ndërsa lufta në Ukrainë do të ndikojë me më pak se një për qind
Bllokimet që janë bërë në Kinë si pasojë e koronavirusit i kanë kushtuar kompanisë së madhe zvicerane të orëve Swatch plot 400 milionë franga në shitje, ka njoftuar kompania të enjten, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, rajonet e Evropës, Amerikës dhe Lindjes së Mesme pritet të ketë rritje dyshifrore të shitjeve, ndërsa lufta në Ukrainë do të ndikojë në shitjet e Swatch-it me më pak se një për qind.
Në përgjithësi, kompania e orëve me seli në Biel/Bienne është duke kaluar aktualisht një valë suksesi, shkruan srf.ch. Kjo po ndodh kryesisht për shkak të lancimit në fund të marsit të Moonswatch-it.
Modeli, rezultat i një bashkëpunimi midis dy markave që i përkasin grupit, Swatch dhe Omega, është në shitje në vetëm 110 dyqane të Swatch Group për 250 franga një copë.
E-Diaspora
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce Pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur "Si fëmijë të migrantëve nga Kosova, ne u përballëm herët me pyetjen se çfarë do të...
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur Nga e enjtja e tutje me gjasë do të ketë shumë borë në pjesë të mëdha...
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë
-
Më shumë fleksibilitet për të ndryshuar mbulimin e sigurimit shëndetësor në Zvicër
-
Këshilli Federal rekomandon refuzimin e “Iniciativës foie gras”
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato?