Portrete të firmave
Vëllezërit Fida: Si të veproni nëse doni të investoni në patundshmëri

“Çmimet e tokës dhe pronave të paluajtshme në Zvicër janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 20 vjetëve të fundit. Mendojmë se tani është një kohë shumë e mirë për të nxjerrë fitimet më të mira”
Vëllezërit Fida, gjegjësisht Meffi dhe Timi, janë në krye të kompanisë së tyre të patundshmërive “EMPERIO AG” në Geroldswil të Cyrihut, e cila prej vitesh punon me sukses në fushën e saj. Meffi dhe Timi u përgjigjen disa pyetjeve të albinfo.ch që janë me interes për lexuesit tanë, sidomos ata që kanë vendosur të investojnë në shtëpi banimi ose patundshmëri të tjera.
Albinfo.ch: Për dikë që është pronar i një prone të çfarëdo lloji, por me potencial zhvillimi, cili do të ishte vendimi i duhur: të mbajë pronën, ta rinovojë apo ta japë me qira?
Vëllezërit Fida: Shumë shtëpi të vjetra për shumë familje apo shtëpi për një familje me shumë tokë (me ose pa nevojë për rinovim) kanë potencial për më shumë hapësirë banimi përmes shtesave, anekseve apo ndërtimeve të reja. Pronarët privatë shpesh e kanë më të vështirë të peshojnë kostot dhe kthimet e mundshme sesa pronarët institucionalë. Po kështu edhe lidhjet personale shpesh luajnë një rol më të madh. EMPERIO AG ju mbështet në rrugën drejt marrjes së vendimit, individualisht në një konsultim pa detyrime.
Albinfo.ch: Çfarë duhet të merret parasysh në raste të trashëgimit së një prone investuese?
Vëllezërit Fida: Pasi të njihet pasuria, duhet të vlerësoni vlerën aktuale të tregut, të pronës. Ju gjithashtu duhet të jeni të vetëdijshëm për kostot e mirëmbajtjes, nevojën për rinovim dhe çdo pasojë tatimore. Vetëm atëherë mund të vendosni se si të vazhdoni me trashëgiminë. Tatimi mbi fitimet e pasurive të paluajtshme zakonisht shtyhet në rastin e trashëgimisë në rrethin e ngushtë familjar dhe vendoset vetëm në rast të një shitjeje të mëvonshme.
Albinfo.ch: Po kur lini një pronë investuese te një trashëgimtar i juaji, çka duhet pasur parasysh?
Vëllezërit Fida: Nuk duhet të ketë detyrim për ndarjen e trashëgimisë. A mbetet prona në bashkëpronësi? A është e përshtatshme ajo për bashkëpronësi? Nëse jo, a duhet ta trashëgojë një trashëgimtar i vetëm apo shitja është zgjidhja më e mirë? Sa më shpejt që ju si bashkësi t’i trajtoni këto çështje, aq më mirë.
Albinfo.ch: Kur është zgjidhja më e mirë për shitjen e një prone investimi?
Vëllezërit Fida: “Çdo gjë ka kohën e vet”. Ka shumë arsye për këtë. Kërkesa është e mirë dhe për këtë arsye çmimet e tregut janë të larta. Megjithatë, pronësia e shtëpisë nuk jepet lehtësisht, sepse përfaqëson një investim të fortë kapital. Kjo është veçanërisht e mirë për sigurinë e pleqërisë. Nga ana tjetër, situatat e ndryshuara të jetës shpesh e bëjnë të nevojshme një shitje. Është e rëndësishme që të merreni me temën në kohë, sepse kush vepron me nxitim, zakonisht humb shumë para.
Albinfo.ch: Cilat janë mundësitë e tregut sot dhe ku duhet të jetë targeti?
Vëllezërit Fida: Çmimet e tokës dhe pronave të paluajtshme janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë 20 vjetëve të fundit. Mendojmë se tani është një kohë shumë e mirë për të nxjerrë fitimet më të mira. Ne ofrojmë çmime maksimale të shitjeve përmes ekspertizës së mirëbazuar dhe rishikimeve të brendshme bankare. Ne gjithashtu nuk kemi “shkronja të vogla” (fshehje të çmimeve) dhe kurthe kostosh. Ju do ta shisni shtëpinë tuaj pa rrezik, pasi ju do ta paguani tarifën vetëm kur transaksioni është i suksesshëm. Nga kontakti i parë përmes procesit të marketingut deri në dorëzimin e çelësave, ne jemi aty për ju: EMPERIO AG
E-Diaspora
-
Ja përse Armendi braktisi pagën 21.000 frangëshe dhe “ra” në 1540 sfr. në muaj Paga e tij neto u tkur praktikisht brenda natës nga mbi 20,000 franga në muaj në...
-
Arrestohet edhe nëna e autorit që vrau 22 vjeçaren shqiptare në Itali
-
Ramë Dardania me ekspozitë në Galerinë MOSHEK
-
Revista prestigjioze për astronomi shkruan për Observatorin dhe Planetariumin e parë në Kosovë
-
Polici aktor, Luani, ju garanton të qeshura, “derisa të vijë policia”
Jeta në Zvicër
-
Një në gjashtë ndërtesa banimi në Zvicër e ekspozuar ndaj rreziqeve natyrore Rreth 17 për qind e ndërtesave banimi në Zvicër ndodhen në zona të rrezikuara nga fatkeqësi...
-
SBB shqyrton reduktimin e ndalesave për më shumë efikasitet – kritika nga zonat rurale
-
Gjenevë: Shqetësime për adoleshentët që abuzojnë me shurupet e kollës
-
Kjo kompani e fluturimeve në Zvicër zgjeron vendin për bagazh dore
-
Kriza e banesave godet Alpet zvicerane