Lajme

Solothurni publikon në internet vendndodhjet e radarëve

Për tre vjet, në kantonin Solothurnit do të publikohen në internet vendndodhjet e sistemeve të radarëve të palëvizshëm dhe gjysmë të palëvizshëm

Si pjesë e një projekti pilot, policia kantonale e Solothurnit tani po publikon vendndodhjet e sistemeve të radarëve të palëvizshëm dhe gjysmë të palëvizshëm, transmeton albinfo.ch. Vendndodhjet mund të gjenden në faqen e internetit të Kantonit të Solothurnit.

Në fazën e testimit, në kuadër të projektit, mblidhen të dhëna, të cilat synojnë të mundësojnë bërjen e deklaratave në lidhje me efektet dhe përfitimet që dalin nga informimi për vendndodhjen. Kjo, për shembull, në lidhje me aksidentet dhe kuotat e shkeljeve.

Siç ka njoftuar policia e kantonit të Solothurnit të enjten, masa që po ndërmerret ka burimin në një autorizim nga Parlamenti, i bërë në vjeshtën e vitit 2021, shkruan sda.ch. Qeveria e Solothurnit ka mbështetur këtë projekt në dhjetor dhe Parlamenti kantonal ka miratuar më tutje vendimin e qeverisë në maj të këtij viti, përcjell albinfo.ch.

Siç shihet nga vendimi i qeverisë i dhjetorit të kaluar, edhe kantoni i St. Gallenit – që nga viti 2014 – dhe  ai i Lucernit – tash një vit – kanë publikuar vendndodhjet e sistemeve matëse të palëvizshme dhe gjysmëstacionare.