Shqipëria

Rama, sot, në selinë e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë do të takohet me Stoltenberg

Bëhet e ditur se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë sot një vizitë në selinë e NATO-s në Bruksel, ku do të pritet nga Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, përcjell albinfo.ch.

Referuar agjendës së publikuar në faqen zyrtare të Aleancës, pas takimit kokë më kokë, Stoltenberg dhe Rama do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp, rreth orës 13:15.

Vizita është paralajmëruar edhe më herët nga Rama. Mes tij dhe shefit të NATO-s, veç diskutimit për situatën e krijuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe koordinimit të bashkëpunimit mes aleatëve, pritet të diskutohet edhe për një bazë të re të aleancës në Shqipëri.

Më herët, Rama ka informuar se në Bruksel do të diskutohet për propozimin e qeverisë shqiptare për krijimin e një baze ushtarake të NATO-s në portin e ri të Durrësit, në Porto Romano. /Albinfo.ch