Lajme
Çfarë do të thotë barazimi dollar-euro për vizitorët amerikanë në Evropë
Euro është pothuajse e barabartë me dollarin për herë të parë në dy dekada, dhe mediat amerikane po e konsiderojnë atë një “kohë të mirë për të qenë një amerikan në Evropë”.
Për amerikanët me pushime në Evropë, ata mund të gëzohen për verën, udhëtimet me taksi dhe madje edhe sendet e luksit që janë “më të lira se sa kanë qenë në dekada”, të gjitha falë një dollari të fortë, transmeton albinfo.ch.
Sipas gazetës amerikane, CNBC, barazia e afërt midis euros dhe dollarit do të thotë që amerikanët “që udhëtojnë në një nga 19 vendet e Bashkimit Evropian që pranojnë euron” do të kenë “15 për qind zbritje në blerjet sot në krahasim me një vit më parë, për shkak të kursit të këmbimit”.
Por, përfitimet nuk janë vetëm për turistët amerikanë – amerikanët që banojnë në Evropë, si dhe sektorët evropianë të turizmit, do të përfitojnë gjithashtu nga kursi pothuajse i barabartë i këmbimit. Për industrinë e turizmit në Evropë, e cila u godit rëndë nga pandemia Covid-19, euro e dobët mund të jetë në të vërtetë e dobishme, pasi mund të tërheqë më shumë turistë amerikanë që të kalojnë pushimet e tyre këtu, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot Këtë të diel po votohet për katër propozime kombëtare: Zgjerimi i autostradës: Qeveria federale dhe parlamenti...
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar