Lajme

Vazhdon rritja e numrit të infeksioneve në Zvicër 55,975 raste në javën e fundit

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 7917 që është 25 për qind më shumë se në javën e kaluar. BAG raporton 23 raste të reja të vdekjes

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar sot 55,975 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin korona gjatë javës së fundit.

Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 7917 që është 25 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 22 ditë. Incidenca 14-ditore aktualisht është 1036.15.

BAG raporton 486 shtrime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 53 në ditë, shkruan srf.ch. 1096 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19. Kjo është 5 për qind më shumë se në javën e kaluar.

Aktualisht, 46 pacientë me Covid-19 janë në kujdes intensiv ose 2 për qind më shumë se një javë më parë. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 74 për qind të zënë. 6 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 23 raste të reja të vdekjes.