Lajme
Refuzonte mbajtjen e maskës, mësuesja pushohet pa paralajmërim nga puna
Gjykata ka konstatuar se gruaja nuk donte të mbante maskë dhe ka vendosur vullnetarisht të mos i nënshtrohej detyrimit për maskë
Një mësuese e shkollës fillore nga kantoni Aargau nuk kishte dashur të përmbushte detyrimin për mbajtjen e maskës mbrojtëse kundër koronës në vjeshtën e vitit 2020, trasnmeton albinfo.ch. Ajo ishte pushuar nga puna pa paralajmërim – dhe, ka dështuar edhe pas ankesës së bërë kundër këtij vendimi.
Për faktin që nuk donte të mbante maskë ajo kishte njoftuar edhe drejtorin e shkollës dhe i kishte treguar një certifikatë që e liron nga detyrimi për maskë, sipas saj.
Por, drejtorit nuk i ka mjaftuar kjo dhe ka kërkuar që mësuesja t’i tregojë raportin mjekësor,. gjegjësisht rezultatin e ekspertizës. Pas kërkesës së dytë, ajo më në fund e solli, shkruan “Aargauer Zeitung”. Mirëpo, dokumenti që solli ajo nuk ishte vërtetim personal nga mjeku por një letër me përshkrime të përgjithshme nga interneti.
Kështu, drejtori e shkarkoi mësuesen po atë ditë dhe më vonë edhe e pushoi nga puna, pa paralajmërim. Fakti që mësuesja ka ndërmarrë veprime ligjore, ka rezultuar i pasuksesshëm.
Mësuesja fillimisht kishte provuar fatin me Komitetin e Arbitrazhit për Çështjet e Personelit. Aty ajo kërkoi që pagat e saj të vazhdonin të paguheshin gjatë afatit të zakonshëm që aplikohet për njoftimin për ndërprerje të marrëdhënies së punës, përcjell albinfo.ch. Ajo ka kërkuar, për më tepër edhe dëmshpërblim prej 9500 frangash. Por, Komisioni i Arbitrazhit e konsideroi të justifikuar përfundimin e marrëdhëneis së punës pa paralajmërim. Prandaj, mësuesja e çoi çështjen në Gjykatën Administrative të Aargaut – dhe dështoi edhe aty.
Gjykata ka konstatuar se gruaja nuk donte të mbante maskë dhe ka vendosur vullnetarisht të mos i nënshtrohej detyrimit për maskë. Ajo i kishte thënë drejtorit të shkollës se maska nuk ishte në përputhje me ndërgjegjen e saj sepse pengonte procesin mësimor, transmeton albinfo.ch. Sipas gjykatës, mësuesja priste që certifikata e saj të mos pranohej. Përveç kësaj, ajo ishte paralajmëruar para shkarkimit, ashtu siç kërkohet.
Sipas gjykatës, mësuesja mund të kishte shmangur shkarkimin e saj. “Në vend të kësaj, megjithë kërcënimin për humbje të vendit të punës, ajo preferoi të udhëhiqej nga bindjet e saj dhe të mbrohej kundër masave që ajo i konsideronte të paligjshme”. Për këtë arsye, pasojat e kësaj, duke përfshirë edhe ato financiare, duhet t’i mbajë vetë ajo: gjykata administrative e rrëzoi ankesën e mësueses kështu që asaj iu desh t’i paguante komunës 3000 franga në emër të dëmshpërblimit. Vendimi nuk është endei plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?