Lajme
BE-ja pret rritje të inflacionit
Më pak rritje dhe më shumë inflacion. Komisioni Evropian do të ulë sërish parashikimin ekonomik për këtë vit dhe atë të ardhshëm për shkak të pasojave të luftës në Ukrainë. Zëvendëspresidenti Vladis Dombrovskis ka bërë një paralajmërim për Brukselin.
“Ne po shohim se rritja ekonomike po rezulton fleksibël këtë vit. Sërish, duhet të presim një parashikim në rënie, madje edhe për vitin e ardhshëm. Kjo, për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve, por dhe të inflacionit, që vazhdon të na surprizojë me rritjen e tij. Ndaj do të ketë një rishikim negativ”, u shpreh Vladis Dombrovskis, zv.president i Komisionit Evropian.
Por, pavarësisht kësaj goditjeje të rëndë ndaj pritshmërive pas dy vjetësh të errët të kaluar për shkak të pandemisë, Dombrovskis siguron se për momentin nuk ka shenja për recesion. Në qershor Eurozona arriti rekordin e ri vjetor të inflacionit, 8.6 për qind. Ndërkohë, parashikimi i fundit për rritjen e GDP-së, i bërë në muajin maj, ishte 2.7 për qind./Euronews
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?