Kosova
Bundestagu vazhdon pa kufizim kohor misionin e Bundeswehr-it në Kosovë
Ndryshe nga angazhimet e tjera të Bundeswehrit jashtë vendit, në këtë mision nuk ka kufizim kohor
Misioni më i gjatë i jashtëm i Bundeswehr-it deri më sot mund të vazhdohet: të premten Bundestagu miratoi me shumicë të madhe votash zgjatjen në kohë të pacaktuar të pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it të drejtuar nga NATO në Kosovë. Mandati i ri parashikon një kufi maksimal të personelit prej 400 ushtarësh gjermanë.
Aktualisht, megjithatë, vetëm rreth 70 janë të përfshirë në operacion, transmeton albinfo.ch. Qeveria Federale ka justifikuar kërkesën e saj për edhe një mandat gjithashtu edhe me “shqetësimet për përpjekjet ruse për destabilizimin” në Ballkan.
Bundestagu votoi me 526 pro dhe 99 vota kundër, për të zgjatur misionin, shkruan dpa.de. Dy deputetë abstenuan. Ndryshe nga angazhimet e tjera jashtë vendit, në këtë mision nuk ka kufizim kohor. Autorizimi për dërgimin e ushtarëve skadon nëse mandati i Këshillit të Sigurimit të OKB-së përfundon ose nëse NATO nuk e zgjat vendimin e dislokimit.
Misioni i KFOR-it është përgjegjës për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë që nga viti 1999. Ushtarët gjermanë ishin aty që në fillim. Në atë kohë, Kosova ishte shkëputur nga Serbia me një luftë dhe në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj.
Bundeswehri herë pas here ishte i përfshirë në operacion me disa mijëra ushtarë. Në dhjetor të vitit 2018, ai ka braktisur kampin në Prizren. Ushtarët e mbetur gjermanë që atëherë janë stacionuar në kryeqytetin kosovar, Prishtinë.
Në kërkesën e saj për mandat në Bundestag, Qeveria Federale e klasifikon situatën në Kosovë si “në vazhdimësi kryesisht e qetë dhe stabile”, transmeton albinfo.ch. “Megjithatë, ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim, veçanërisht në veri të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. Marrëdhëniet e vazhdueshme të tensionuara ndërmjet Serbisë dhe Kosovës “mund të kenë gjithashtu një efekt indirekt në situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës. Përveç kësaj, “në sfondin e agresionit rus në Ukrainë, shqetësimet për përpjekjet ruse për destabilizimin janë në rritje”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër? Fundi i vitit është vetëm disa ditë larg, dhe për shumicën e njerëzve në Zvicër kjo...
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër