Tematike
Gjykata vendos: Qeveria ka të drejtë të heqë ndihmat sociale për azilkërkuesit
Ato kantone që nuk deportojnë "sa duhet" azilkërkues, duhet të paguajnë vetë mbajtje e tyre në kanton. Kundër këtij parimi, kantoni Neuchâtel e ka çuar Qeverinë Federale në Gjykatën Administrative Federale - dhe ka dalë humbës
Ato kantone që nuk deportojnë “sa duhet” azilkërkues, duhet të paguajnë vetë mbajtje e tyre në kanton. Kundër këtij parimi, kantoni Neuchâtel e ka çuar Qeverinë Federale në Gjykatën Administrative Federale – dhe ka dalë humbës.
Rregullat në ligjin e azilit janë të qarta: Nëse një refugjat ka aplikuar tashmë për azil në një vend tjetër përpara se të mbërrijë në Zvicër, Zvicra nuk është përgjegjëse për të prandaj kantonet janë të detyruara t’i kthejnë këta njerëz në vendin nga i cili kanë hyrë në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kështu këtë çështje e parashikon edhe Marrëveshja e Dublinit.
Në dy raste, qeveria e Neuchâtelit ka pohuar se kantonet kanë një farë lirie dhe nuk duhet thjesht të kryejnë verbërisht transfertat e urdhëruara nga Sekretariati Shtetëror për Migracionin (SEM), shkruan srf.ch. Në një nga rastet e diskutueshme, kantoni në fjalë nuk ka transferuar një Eritrean në Itali, sepse gruaja e tij, e cila gjithashtu kishte mbërritur në Zvicër, ishte në fazë të avancuar të shtatzanisë.
Rasti i dytë kishte të bënte me një shtetas turk që duhej të transferohej në Bullgari. Ai qe larguar nga qendra e tranzitit dhe kishte bërë dy tentativa vetëvrasjeje.
Në të dyja rastet, SEM kishte anuluar pagesat për ndihmë sociale dhe emergjente për kantonin pas skadimit të afateve. Ky veprim ka qenë legal që nga ndryshimi i ligjit për azilin, gjashtë vjet më parë.
Në vendimin e saj, Gjykata Administrative Federale e bëri të qartë se kantonet nuk kanë fare liri veprimi në këtë pikë. Prandaj, ajo hodhi poshtë ankesat nga kantoni Neuchâtel. Në kohën kur qe ndryshuar ligji i azilit, kantonet frankofone si ai i Gjenevës, Vaudit dhe Neuchâtelit ishin veçanërisht prapa planit (të transferimit të përmendur të azilkërkuesve)
Megjithatë, është e rrallë që fondet të anulohen: në vitin e fundit kjo ka ndodhur në nëntë raste në të gjithë Zvicrën, siç tregojnë statistikat e azilit, përcjell albinfo.ch. Kantonet Vaud, Gjenevë dhe Neuchâtel vazhdojnë të jenë më të prekura. Jashtë tyre kishte vetëm një rast në Basel-Stadt.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun