Lajme

Bundestagu mbështet Kroacinë për futjen në eurozonë

Zërat e vetëm kundërshtues ishin nga partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Bundestagu gjerman ka mbështetur planin e Kroacisë për të futur euron, monedhën e përbashkët evropiane.

Kroacia ka përmbushur kriteret e nevojshme për t’iu bashkuar valutës evropiane, ndërsa një shumicë e madhe e ligjvënësve gjermanë ranë dakord në një mocion ndërpartiak të mërkurën në mbrëmje.

Gjithashtu është në interes të Gjermanisë zhvillimi dhe kompletimi i mëtejshëm i unionit ekonomik dhe monetar.

Deputeti i grupit parlamentar të AfD, Norbert Kleinwächter, e quajti Kroacinë “Greqia e re”.

Krerët e shteteve dhe qeverive evropiane kanë nënshkruar tashmë propozimin e Komisionit Evropian për të futur euron në Kroaci në samitin më të fundit të BE-së në Madrid.

Kroacia, një vend me rreth 4 milionë banorë, është përpjekur prej vitesh të zëvendësojë monedhën kombëtare, kunën, dhe të bëhet anëtari i 20-të i eurozonës.

Kroacia synon të miratojë monedhën e përbashkët evropiane më 1 janar 2023. Lituania ishte vendi i fundit që miratoi euron si monedhën e saj zyrtare më 1 janar 2015./dpa