Lajme

Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me platformë të përbashkët turistike

Ministrja e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit të Serbisë, Tatjana Matiq, sot pas takimit në Beograd me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Jetësor të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi, deklaroi se të dy vendet së bashku me Maqedoninë e Veriut, si pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” do të krijojnë platformë të përbashkët digjitale të ofertës turistike me këto vende, lajmëroi korrespondenti i MIA-s në Beograd.

Ministrat për Turizëm të Serbisë dhe Shqipërisë paralajmëruan edhe krijimin e qendrës së përbashkët rajonale për zgjidhjen e problemit me mungesë të fuqisë punëtore si dhe projekt të lidhur me digjitalizimin e ofertës turistike.

“Do të dëshironim që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të na bashkohet në këtë projekt, me qëllim që të kemi platformë të përbashkët digjitale në korniza të nismës “Ballkani i Hapur”, tha Matiq.

Matiq theksoi se kompania ajrore serbe “Ejr Serbia” planifikon deri në fund të vitit të vendosë fluturime të drejtpërdrejta deri në Kinë dhe se paraqitja e përbashkët e këtyre tregjeve dukshëm do ta rrisë numrin e turistëve të huaj.

Matiq dhe Kumbaro Furxhi u pajtuan se integrimi rajonal është kyç për arritjen e suksesit, veçanërisht në turizëm dhe sektorin tregtar.

Ajo rikujtoi se në vitin 2021 në Shqipëri ka pasur 5,6 milionë turisë, prej të cilave pjesë e rëndësishme ka qenë nga Serbia dhe në vitin 2019 dhe 2021 numri i turistëve serbë në Shqipëri është rritur për 110 për qind.