Lajme
Parlamenti Evropian miraton kërkesën e Kroacisë për pranimin e euros si valutë
Parlamenti Evropian, me 539 vota nga 632 të pranishëm, ka votuar për pranimin e Kroacisë në Eurozonë.
Nga 1 janari 2023 ky vend do ta adaptojë përdorimin e euros si valutë.
Sipas njoftimit, PE-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kroacisë që të sigurohet që pas hyrjes së euros në përdorim, të mos ketë ngritje artificiale të çmimeve.
Prej kur është bërë anëtare e BE-së, Kroacia ka parashtruar si prioritet të sajin edhe hyrjen në Eurozonë dhe në zonën e lirisë së lëvizjes së Schengenit.
Vendet që bëhen anëtare të BE-së e kanë obligim të vendosin euron si valutë të tyre, por koha varet nga dinamika e përmbushjes së kritereve që kërkohen.
Për momentin në Eurozonë janë 19 nga 27 vendet anëtare të BE-së, e me Kroacinë ky numër do të rritet në 20. Jashtë kësaj zonë mbeten Danimarka, e cila ka siguruar të ketë të drejtë përjashtimi dhe Suedia, Polonia, Çekia, Hungaria, Bullgaria dhe Rumania.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme