Lajme
Politikanët debatojnë mbi festivalin, në margjinat e Alba Festivalit
Përparim Avdili thotë se qëllimi i debatit ishte sensibilizimi i politikanëve se Alba Festivali nuk ka synim politik por thjesht, qëllim social e kulturor
Në margjinat e Albafestivalit, ditën e dytë të mbajtjes së tij, të dielën u zhvillua edhe një apero dhe debat mes një numri politikanësh që ndodheshin aty.
Albinfo.ch ishte e pranishme në këtë debat. Aty u bisedua për anulimin e festivalit, që vitin e kaluar e kishte bërë Qeveria e Kantonit me pretekstin se audienca e atyshme (kryesisht shqiptarët) kanë shkallë të ulët të vaksinimit dhe kështu aktiviteti kërcënon të bëhet një burim infeksioni masiv me koronavirus.
Por, temë bashkëbisedimi ishte edhe rrjedha e mëtejme, gjegjësisht mbajtja e edicionit të sivjetmë të festivalit, gjykimi që i bëri Komisioni Federal kundër Racizmit vendimit anulues të marrë nga Qeveria e Kantonit të Cyrihut vitin e kaluar etj.
Si njëri ndër iniciatorët e këtij takimi, Përparim Avdili (FDP) thotë se qëllimi i mbajtjes së tij ka qenë që të sensibilizohen edhe politikanët, me faktin se Alba Festivali nuk ka asnjë synim politik, por thjesht, qëllim argëtues, social e kulturor.
Pjesëmarrësit në debat vinin nga të gjitha partitë parlamentare, kryesisht nga Kantoni i Cyrihut, shkruan albinfo.ch. Kështu, përveç politikanëve të rinj me rrënjë shqiptare, si Përparim Avdili (FDP), Reis Luzhnica (SP) dhe Gadaf Muharemi (SP), në bashkëbisedim janë inkluadruar edhe: Andri Silberschmidt, deputet nacional (FDP), Beno Scherrer, deputet kantonal (GLP), Isabel Garcia, deputete kantonale dhe në qytet, (GLP), Brigitt Tognella, deputete kantonale (SP), Anne Claude Hensch, deputete kantonale (AL), Sonja Rueff-Frenkel, deputete kantonale (FDP), Peter Grünenfelder, kandidat për qeverisjen kantonale (FDP), Daniel Wäfler, deputet kantonal (SVP), Martin Busekros, deputet komunal (Grüne), Michael Schmid, deputet komunal dhe shef i fraksionit (FDP) dhe Martina Zürcher, deputete komunale (FDP).
(Fotot: Armend Berisha)
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës