Lajme
Ascona, një qytet simpatik që të lë shumë shije
Ascona një vend i bukur në jug të Zvicrës.
Ascona është një qytet në Zvicrën jugore në kantonin Ticino, në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ky qytet është i njohur për arkitekturën e tij të stilit mesdhetar dhe shëtitoren e mbushur me kafene.
Ascona zotëron një pamje piktoresk, gurët e saj ndeshen me ujin e liqenit që ofrojnë pamje të veçantë, pranë ndërtesave të vjetra me një atmosferë italiane.
Ky vend ka butikë mode, galeri, dyqane suveniresh e po ashtu kafene të shumta që ofrojnë ushqime dhe pije të ndryshme.
Qyteti i vjetër është i ruajtur mirë, me ndërtesa që datojnë nga mesjeta që sipas historisë thuhet se datojnë që nga shekulli i 18-të.
Ascona është e famshme edhe për klimën e saj të butë, ofron udhëtime me varkë në liqenin Maggiore, ka shumë mundësi për ekskursione, shëtitje dhe çiklizëm në peizazhet e bukura të saj.
I zhytur me qetësinë që të ofron ky vend, shihet edhe një ishull i quajtur Brissago (italisht: Isole di Brissago) i vendosur në pjesën e liqenit Maggiore. Pamja e këtij ishulli të mahnitë, mes ujit të liqenit. Thuhet se aty është një restorant që ofron ushqime për vizitorët. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive? Sezoni i skive po fillon dhe modelet dinamike të çmimeve po rrisin kostot. Por nëse planifikoni...
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?
-
Raporti televiziv zviceran: Misioni rus instalon më shumë antena ‘spiune’ në Gjenevë
-
Valisi ndalon cigaret elektronike brenda territorit të vet
-
Kantonet presin një marrëveshje më të mirë me BE-në