Sporte Luftarake

Kosova, pesë medalje të fituara deri tani

Kosova e suksesshme në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Në rangun e përgjithshëm të shteteve, Kosova aktualisht renditet e 13-ta në tabelën e vendeve më të suksesshme në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, shkruan albinfo.ch.

Deri tani sportistët e Kosovës kanë “rrëmbyer” pesë medaljeve të fituara, katër prej medaljeve janë fituar në xhudo e një në boks.

Medalje të arta kanë xhudistet Distria Krasniqi e Laura Fazliu, ndërsa medalje të bronzta kanë xhudistët Akil Gjakova e Flaka Loxha, si dhe boksieri Shpejtim Bajoku.

Kosova ka kaluar në renditje vende si Portugalia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Monako, Maroku, Mali i Zi, Malta, Bosnjë e Hercegovina e Libia.