Muzikë
Fehr pas kritikave rreth Alba Festivalit: Kam raporte të mira me shqiptarët, ndihem e mirëpritur në festival
Vlerësimi i Komisionit Federal kundër Racizmit "është një motivim për të që t'i kushtojë më shumë vëmendje kurtheve të mundshme të diskriminimit"
Këshilltarja (ministrja kantonale) e qeverisë së Cyrihut, Jacqueline Fehr (PS), e cila u qortua nga Komisioni Federal kundër Racizmit për anulimin e Festivalit Alba 2021, e merr këtë kritikë “shumë seriozisht”, transmeton albinfo.ch. Vlerësimi i Komisionit Federal kundër Racizmit është një motivim për të që t’u kushtojë edhe më shumë vëmendje kurtheve të mundshme të diskriminimit dhe të jetë edhe më e kujdesshme në të ardhmen, tha Fehr për “Regionaljournal Zürich-Schaffhausen” të Radio SRF.
Sipas saj, megjithatë, kritikat nuk drejtohen vetëm ndaj saj, por edhe ndaj medias dhe indirekt ndaj gjithë popullatës. Në këtë pikë të pandemisë, shumëkush, veçanërisht mediat, ishin fokusuar në grupe të caktuara të popullsisë dhe në sjelljen e tyre gjatë pandemisë.
“Njoftimet e mediave në këtë kohë ishin së tepërmi të fokusuara në këtë komunitet”, tha Fehr, transmeton albinfo.ch. Në situata të tilla, megjithatë, duhet të jemi veçanërisht të kujdesshëm për të mos krijuar fajtorë kujdestarë.
Marrëdhënie të mira me komunitetin shqiptar
Fehr dëshiron të shkojë personalisht në Albafestival këtë fundjavë. “Sigurisht që ndihem e mirëpritur. Unë kam ende marrëdhënie të mira me këtë komunitet”. Anulimi i festivalit vitin e kaluar nuk e ka ndryshuar këtë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha