Lajme
Ish-punonjësit e SBB-së kanë vjedhur 3.2 milionë franga, dënohen vetëm me kusht
Tre ish-punonjës të SBB-së dhe një bashkëpunëtor i jashtëm u dënuan për mashtrim komercial, falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim të detyrës
Gjykata Penale Federale ka dënuar në procedurën e shkurtuar, tre ish-punonjës të SBB-së me burgim të kushtëzuar prej 15, 17 dhe 18 muajsh, respektivisht, për mashtrim komercial (“profesional”) dhe falsifikim të shumëfishtë të dokumenteve si dhe për mungesë lojaliteti ndaj detyrës, transmeton albinfo.ch. Një tjetër bashkëpunëtor (i jashtëm) u dënua me burgim me kusht prej 20 muajsh.
Gjykata Federale Penale ka vendosur gjithashtu gjoba të kushtëzuara nga 90 deri në 120 njësi ditore për katër personat. Sistemi i mashtrimit, mi përdorur nga të dënuarit ishte relativisht i thjeshtë. Faturat false të lëshuara nga bashkëpunëtori – një mik, menaxher ndërtimi – janë futur kontrabandë në sistemin e kontabilitetit të kompanisë hekurudhore nga tre punonjësit e SBB dhe përfundimisht janë shlyer.
Të akuzuarit kanë bashkëpunuar me autoritetet
Nga viti 2009, kryepunëtori i jashtëm punonte për kompaninë private nën emrin e së cilës qarkullonin dokumentet, shkruan sda.ch. Për një kohë ai ishte edhe drejtor menaxhues atje. Çështja shpërtheu kur një kompani tjetër mori përsipër ofrimin e shërbimit të njëjtë. Gjatë një hetimi, është zbuluar një mungesë në kontabilitetin në qendrën e kostos SBB dhe kompania ka bërë kallëzim penal.
Gjatë një periudhe disa vjeçare dhe më së voni deri në maj 2012, personat përgjegjës për rajonin e Lindjes së Zvicrës kanë fituar nga disa 100,000 franga si “pagë shtesë” me sistemin e tyre përveç të ardhurave të rregullta, transmeton albinfo.ch. Me paratë e përvetësuara, ata kanë siguruar mallra luksi, kanë bërë rinovime shtëpish, kanë blerë motoçikleta dhe në përgjithësi, kanë siguruar një standard më të lartë jetese.
Tre nga katër të dënuarit, bazuar në padinë civile i kanë borxh SBB-së gjithsej 650,000 franga dhe kompensim prej 10,000 frangash secili. Përveç kësaj, nga shpenzimet për procedurën paraprake të të katërve, që arrijnë në 182,000 franga, ata duhet të paguajnë rreth 39,000 franga.
Për të përballuar shpenzimet (e procedurës) dhe pretendimet kundër të akuzuarve, përveç që janë bllokuar llogaritë e katër të përmendurve, gjithashtu janë konfiskuar motorë dhe makina të cilat do të shiten dhe janë bllokuar pronat.
Në rastin konkret është përdorur procedura e shkurtuar. Të dyshuarit kanë bashkëpunuar dhe është bërë negociimi i dënimit në mes të prokurorit publik dhe të akuzuarve. Pasi rezultati duhej të miratohet përfundimisht nga një gjykatë – kjo u bë nga divizioni penal i Gjykatës Federale Penale, përcjell albinfo.ch. Dënimet e vendosura tani kryesisht korrespondojnë me ato të përcaktuara në aktakuzë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë