Shqipëria

Shqipëri: Kthehen rastet e vdekjeve nga Covid-19

Pas dy muajve në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar viktima e parë nga Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 90 raste të reja, nga 366 testime.

Aktualisht, në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Janë 1.825 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Janë shëruar 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.844.