Portrete të firmave
Gratë shqiptare, investitore të dyqaneve kozmetike “Ella”
Ajo që nuk e dijnë shumë klientë është se mbrapa këtyre sallonëve janë gratë, investitore, shqiptare.
Ella është emri i dyqaneve kozmetike që tashmë pesë vite ofron shërbime të bukurisë në Spreitenbach, në aeroportin e Cyrihut, në St. Gallen dhe tani në Basel.
Këto sallone kozmetike ofrojnë shërbime në katër qendra të mëdha tregtare. Ajo që nuk e dijnë shumë klientë është se mbrapa këtyre sallonëve janë investitorë shqiptarë që me punën e tyre kanë shtrirë shërbimet e bukurisë në Shoppi Tivoli Spreitenbach, në aeroportin e Cyrihut, në Neumarkt St. Gallen dhe në St. Jakob Basel, aty ku luan ekipi i njohur futbollistik, FC Basel.
Ajzere Ajrullahu dhe Igballe Aliti, janë drejtuese të sallonëve të bukurisë Ella. Ato kanë zgjeruar këtë biznes duke sjellë konceptin më të mirë e më modern të punës në Zvicër, duke ofruar luksin e cilësinë me çmime të përballueshme për çdo njëri.
Në filozofinë e shërbimeve të sallonëve “ELLA” mbizotëron poenta: Të dilni me rrezatues seç keni ardhur tek ne!
“Ne gjejmë kohë për ju”
“Në rrugëtimin tonë ne kemi trajtuar variante të ndryshme dhe kemi sjellë konceptin më të mirë në Zvicër. Tek nu ju presin trajtime luksoze të cilësisë së lartë me çmime që secili mund t’i përballojë. Për më tepër ne ofrojmë termine përmes rezervimit dhe sipas konceptit „Walk in“ apo „Ecni brenda“, ne gjejmë kohë për ju”, thotë , Igballe Haliti.
Salloni i parë Ella është hapur në qershor të vitit 2017 në Shoppi Tivoli, ndërkohë janë zgjeruar në aeroportin e Cyriut, në St. Gallen dhe St. Jakob në Basel. Duke zgjeruar kështu shërbimet në disa qytete të mëdha të Zvicrës.
Ofertat që nga hapja e sallonëve janë shtuar e përsosur me trajtime manikyr, pedikyr, zbardhjen e dhëmbëve, heqjen e flokëve me laser, qerpikët, vetullat dhe shumë gjëra të tjera që janë në tregun e sallonëve të bukurisë.
“Nëse planifikoni diçka speciale; qoftë kjo një festë beqarie, një martesë ose një ditëlindje, ne kujdesemi që ju në fund të dilni të bukur e elegant nga dyert e sallonit Ella”, garantojnë drejtuesit.
Trajtohen edhe klientet me aftësi të kufizuara
Dyqanet kozmetike Ella trajtojnë për çdo ditë deri në 100 klientë apo mbi 600 brenda një jave. „Kurse në kohë vere, këto shifra lehtë mund të dyfishohen “, tregojnë drejtueset e sallonëve.
“Megjithatë,” plotësojnë ato, “kërkesat më të shpeshta janë për manikyr dhe pedikyr, vetulla (Microblading) dhe heqjen e flokëve”, thotë Igballja, e cila lëvdatat për punën e shkëlqyer ia adreson stafit të punës. „Ne jemi një ekip i shkëlqyer, nga pronarët e deri te praktikantët. Secili bën punën e tij me vullnet dhe dëshiron që Ella të ketë sukses“, dhe shtojnë, „ne jemi një ekip i shkëlqyer që punon në harmoni dhe në shërbim të klientëve tanë duke pasur kështu një rritje të shëndoshë brenda pesë vjetëve, duke i bërë të duken ndryshe burra e gra, të zeza e të bardha, të pasur e të varfra, të rinj e të moshuar“.
Ella gjithashtu trajton një numër të lartë të klientëve me kufizime, siç janë përdoruesit e karrigeve invalidore, të cilët gjejnë ngrohtësinë e trajtimit dinjitoz tek ne.
“Ne jemi aq të përzier saqë të gjithë janë të mirëpritur dhe i trajtojmë të gjithë me dashuri e pa dallim”, thonë drejtueset sallonit Ella.
600 klientë brenda javës
Dyqanet kozmetike Ella trajtojnë për çdo ditë deri në 100 klientë apo mbi 600 brenda një jave. „Kurse në kohë vere, këto shifra lehtë mund të dyfishohen “, tregojnë drejtueset e sallonëve: https://ellaschweiz.ch/
/shkrimi i sponzorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra