Kosova
Qytetarët e Kosovës dhe Shqipërinë me mendje larg atdheut, duan të largohen
Kosova ka përqindjen më të madhe të atyre që mendojnë të largohen (59%), dhe Shqipëria në vend të dytë më 42%
Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), publikoi rezultatet e Barometrit të Ballkanit 2022, nëpërmjet një ankete me rreth 6000 qytetarë në Bosnjë, Serbi, Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.
Rezultatet treguan se kënaqësia për jetesën aktuale mbetet e njëjtë (41%, e njëjtë si në vitin 2020), po pritshmëritë e rajonit për të ardhmen janë dyfishuar (50% krahasuar me 28% në 2020), përveç Shqipërisë.
Pas Kosovës, Shqipëria kishte përqindjen më të lartë të personave të anketuar që kërkon të emigronin me 42% të totalit, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Rezultatet treguan, Shqipëria ka arritur të rivendosë disi perspektivën e saj pozitive (46% nga 20% në 2020), megjithëse pritshmëritë e popullsisë së saj për të ardhmen janë tkurrur ndjeshëm gjatë viteve (46% nga 56% në 2014). Ndërkohë, 42% e të anketuarve nga Maqedonia e Veriut ndajnë një ndjenjë pozitive për të ardhmen (nga 28% në 2020). Bosnja dhe Hercegovina, nga ana tjetër, përfaqëson ekonominë më pak të sigurt, pavarësisht nga një rritje prej 12 pikësh (41% nga 29% në 2020).
Megjithëse pandemia e COVID-19 zbuloi pasojat e saj socio-ekonomike në 2019 dhe 2020 kanë ndikuar negativisht popullsinë e Ballkanit Perëndimor për këndvështrimin e situatës ekonomike, një pikëpamje më optimiste vihet re nga popullata në vitin 2021.
Kosova është vendi ku gjendet popullsia më optimiste për të ardhmen (63%, nga 61% në 2020). Mali i Zi dhe Serbia mbeten në tre ekonomitë e para me një perspektivë mbizotëruese pozitive, me 56% dhe 55% të popullsisë së tyre përkatëse që ndjehen optimiste.
Ndërsa numri i të anketuarve që jetojnë në kushte më të këqija se popullsia mesatare u rrit, shqetësimet për rritjen e pabarazisë midis shoqërisë u rritën njëkohësisht. 82% i rajonit besonte se hendeku midis të varfërve dhe të pasurve po rritet vazhdimisht ndërsa 12% nuk ndajnë të njëjtat shqetësime.
7% refuzuan të përgjigjen. Shqipëria kishte përqindjen më të lartë e të anketuarve të shqetësuar mbi hendekun e pasurisë me 88 % e të anketuarve që pohonin së është rritur.
Pjesëmarrësit që janë të pakënaqur me mënyrën se si gjërat po zhvillohen në ekonomitë e tyre po rriten në numër. 25% e të anketuarve ishin të lumtur, ndërsa 49% ishin të lumtur me ekonominë por me një ndjesi negative. Numri i të anketuarve të pakënaqur me gjendjen e tyre financiare është rritur gjithashtu (36%).
Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat kryesore në ekonominë e rajonit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor. Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, për 39% të të anketuarve.
Korrupsioni renditet i treti me 27%, ndërsa pesha e atyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).
Sa i përket mobilitetit në tregun e punës, ka një rritje të moderuar të përqindjes së të anketuarve të cilët po mendonin të linin ekonomitë e tyre përkatëse për mundësi më të mira jashtë vendit (39%, nga 37% në 2020), ndërsa mbi gjysma (54%) nuk po mendojnë të punojnë jashtë vendit në të ardhmen e afërt. Kosova ka përqindjen më të madhe të atyre që mendojnë të largohen (59%), dhe Shqipëria në vend të dytë më 42%.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor