Futboll
Në Gjermani po mbahet Kupa e Diasporës
Këtë fundjavë në Offenbach po mbahen garat për Kupën e Diasporës në Gjermani nën përkujdesjen e Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani.
Në këtë garë po marrin pjesë 10 klube shqiptare, disa prej të cilave në edicionin e kaluar arritën suksese të mëdha, duke u shpallur kampione në nivelet ku garuan dhe duke u inkuadruar në rangje më të larta si Kosova Dueseldorf, Kastrioti Stukenbruck, Albania Mainz-Kastel dhe Liria Berlin, njofton FFK, përcjell albinfo.ch.
Nga afër këtë garë po e ndjek edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në shoqëri të kryetarit të FFSHGJ-së, Ruzhdi Statovci, pastaj Sylë Ukshinit, drejtor i Departamentit të Diasporës në MPJD, Lumturie Lipovecit, udhëheqëse e Konsullatës së Kosovës në Stuttgart dhe Gramoz Berishës, konsull.
Fituesi i kësaj gare bashkë me fituesin e Kupës së Diasporës në Zvicër dhe fituesit të Kupës së Kosovës, në vjeshtë do të takohen në garën e Superkupës, Kosovë-Diasporë.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës