Shqipëria
Rama: Ndiej keqardhje për Bashkimin Evropian
Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një konferencë për shtyp pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka shprehur keqardhje për politikat e BE-së.
“Më lejoni të shpreh keqardhjen time të thellë për Bashkimin Evropian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj se mund t’i ndihmojmë”, deklaroi ai
“Michel më tha se kisha tre minuta për të ndërhyrë, i thashë se gjërat që të materializoheshin do të duheshin tridhjetë sekonda. Por nëse nuk vazhdohet, atëherë tre minuta nuk mjaftojnë”, shtoi ai.
“Ata thonë se Vladimir Putin është i sëmurë. Ndoshta nuk është shumë mirë, por sigurisht që ky vend nuk duket shumë i shëndetshëm”, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.
“Agresioni rus ndaj Ukrainës po merr ndihmë të pakërkuar nga një vend i NATO-s, Bullgaria, e cila duke bllokuar fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po rrit pakënaqësi në rajon”, shtoi ai.
“Ne do të vazhdojmë rrugën e anëtarësimit me shpresën që në shekullin e ardhshëm të jemi anëtarë”, tha Rama.
“E vërteta është se problemi nuk është thjesht Bullgaria, por fryma e shtrembëruar e zgjerimit. Njëzet e gjashtë vende janë të pafuqishme të gjitha së bashku përballë vetos së vendosur nga një vend i vetëm, Bullgaria”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
530 milionë franga më shumë për forcat e armatosura të Zvicrës Mësohet se Komisioni Kombëtar i Financave ka gjykuar se deri në vitin e ardhshëm nevojiten mbi...
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër?
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë