Lajme

Zvicër: Ekspertët ulin parashikimin e rritjes ekonomike

Instituti Ekonomik Zviceran KOF ka rishikuar në rënie parashikimin e rritjes për këtë vit dhe 2023, transmeton albinfo.ch

Megjithatë, njësia e ETH Cyrihut mbetet optimiste pavarësisht luftës në Ukrainë dhe inflacionit në rritje, sipas një deklarate të publikuar të mërkurën.

Instituti KOF parashikon se produkti i brendshëm bruto i Zvicrës do të rritet me 2.7% këtë vit dhe me 1.6% vitin e ardhshëm, i nxitur nga rritja e qëndrueshme në industri dhe rritja e konsumit të brendshëm.

Shifrat janë pak më të ulëta nga marsi kur KOF priste rritje të PBB-së prej 2.8% për vitin aktual. Ekonomistët thonë se norma e inflacionit në Zvicër është relativisht e ulët krahasuar me vendet e tjera – 2.6% këtë vit dhe 1.5% në 2023 – 0.2% më pak nga parashikimi i marsit.

Javën e kaluar, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco) uli parashikimin e rritjes në 2.6%. Paneli i tretë i madh i ekspertëve, Instituti BAK ende nuk e ka shpallur vlerësimin e tij të fundit. Në mars, ajo vendosi rritjen ekonomike në 2.3% në 2022 dhe 1.7% në 2023. Gjithashtu paralajmëroi se inflacioni do të ishte mbi 2%, transmeton tutje albinfo.ch