Lajme
Gjatë 7 ditëve të fundit, 3336 raste në ditë: Rritje deri në 56 për qind
Po kështu aktualisht janë 30 pacientë me Covid-19 në terapi intensive ose 67 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar
Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 24,704 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus gjatë javës së fundit.
Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 3336 në ditë, që është 56 për qind më shumë se në javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Në trendin aktual, mesatarja 7-ditore e infeksioneve të reja dyfishohet afërsisht çdo 11 ditë. Incidenca 14-ditore është aktualisht 366.32.
BAG raporton 251 pranime të reja në spital, mesatarja 14-ditore e të cilave është 21 shtrime në ditë. Aktualisht 598 persona po trajtohen në spital për Covid-19. Kjo është 61 për qind më shumë se në javën e kaluar.
Po kështu aktualisht janë 30 pacientë me Covid-19 në terapi intensive ose 67 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 71 për qind të zënë. 4 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.
BAG raporton 11 raste të reja të vdekjeve gjatë 7 ditëve të fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ Nën moton „Mërgata në shërbim të Kombit dhe të Fesë“, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër, më...
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
-
Prof.Dr. Cuculi, njeriu në mes të doktorit të zemrës dhe menaxherit
Jeta në Zvicër
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë Në disa rajone të Zvicrës këtë javë po bie borë. Ultësirat alpine janë veçanërisht të prekura,...
-
Studimi zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Rritje e përdorimit të antibiotikëve në Zvicër
-
Si të merrni bileta të lira të skive?
-
Si do të ndikojë tek ju mbyllja e ardhshme e stacioneve të trenit të Gjenevës?