Lajme
Për herë të parë rusëve u konfiskohen prona të paluajtshme në Gjermani
Siç njoftoi të hënën prokurori publik i Mynihut I, janë konfiskuar tre apartamente private në kryeqytetin bavarez dhe llogaria për pagesat e qirave
Në Gjermani, së fundi janë konfiskuar për herë të parë pasuri të paluajtshme të rusëve në bazë të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Siç njoftoi të hënën prokurori publik i Mynihut I, janë konfiskuar tre apartamente private në kryeqytetin bavarez dhe llogaria për pagesat e qirave, transmeton albinfo.ch. Në këtë rast janë prekur një anëtar i Dumës Shtetërore Ruse, i identifikuar si L. nga zyra e prokurorit publik, dhe gruaja e tij, e cila është e regjistruar si banuese në Mynih, e identifikuar si K.
Një zëdhënëse e prokurorisë e cila ka bërë të ditur lajmin nuk ka dashur të japë informacione të mëtejshme për emrat e plotë të dy personave të prekur nga konfiskimi.
Prokurori publik është shprehur se ky ishte rasti i parë në Gjermani ku për shkak të sanksioneve jo vetëm janë “ngrirë” asetet, por realisht janë konfiskuar edhe pasuri të paluajtshme, përcjell albinfo.ch. Edhe pse nuk ka pasur raste të krahasueshme deri më sot dhe nuk ka praktikë gjyqësore, prokurori publik i Mynihut I beson se konfiskimi është i mundur.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve Nestle duhet të ndërmarrë veprime për çmimet për të inkurajuar konsumatorët të blejnë mallrat e saj,...
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat
-
Gati 75% e dëbimeve të urdhëruara në Zvicër në vitin 2023 janë kryer