Lajme
Zgjedhjet në Francë: Macron drejt humbjes së shumicës parlamentare
Francezët votuan të dielën në raundin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare që shihen si një provë sesa hapësirë do t’i jepet partisë së Presidentit Emmanuel Macron për të zbatuar axhendën e tij ambicioze të brendshme.
Në mbarë vendin u votua për të zgjedhur 577 anëtarët e Asamblesë Kombëtare, dega më e fuqishme e parlamentit francez.
Në raundin e parë të votimeve, që u zhvilluan javën e kaluar, një koalicion i udhëhequr nga politikani i ekstremit të majtë, Jean-Luc Melenchon, bëri një paraqitje çuditërisht të fortë, duke shkaktuar shqetësime tek aleatët e qendrës dhe qendrës së djathtë të zotit Macron, të cilët druhen se mund të humbasin shumicën që gëzojnë aktualisht në parlamentar.
Ata kanë frikë se një paraqitje e fortë e koalicionit të zoti Melenchon, mund ta kthejë zotin Macron në një udhëheqës të pakicës gjatë mandatit të dytë, i cili do ta kalonte kohën duke bërë pazare politike, në vend që të qeverisë lirisht.
Koalicioni i zotit Macron ka bërë fushatë për të ruajtur shumicën në parlament, çka do t’i mundësonte atij të zbatonte axhendën për të cilën u rizgjodh në muajin maj, që përfshin mes të tjerash ulje të taksave dhe rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 65 vjeç.
Këto zgjedhje parlamentare u shënjuan edhe një herë nga një apati e votuesve. Mbi gjysma e elektoratit nuk shkoi në votime gjatë raundit të parë. Në balotazhin parlamentar të së dielës, pjesëmarrja ishte 38% deri në orën 17:00 (me orën lokale) edhe më e ulët se gjatë raundit të parë të votimit.
Të dielën në mbrëmje, Jordan Bardella, një nga udhëheqësit e partisë së ekstremit të djathtë “Rassemblement National” (RN), tha se sipas sondazheve populli francez ka vendosur ta lërë pakicë Presidentin e rizgjedhur Emmanuel Macron.
“Emmanuel Macron është mundur, ai është pakicë“, tha ai për televizionin TF1.
Gjasat janë që zoti Macron të humbasë shumicën absolute në Asamblenë Kombëtare dhe kontrollin mbi axhendën e tij të reformave, pasi parashikimet e para nga katër kompani sondazhesh tregojnë se asnjë parti nuk ka arritur të sigurojë shumicën në parlament.
Mediat belge: Macron nuk fiton shumicën absolute në parlament
Aleanca e Presidentit francez Emmanuel Macron nuk ka arritur të fitojë një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të Francës, njoftuan gazetat belge “Le Soir” dhe “La Libre” të dielën në mbrëmje, duke cituar sondazhe paraprake, jo zyrtare.
Sipas gazetave, aleanca e zotit Macron mund të ketë fituar mes 208 apo 248 vendeve në Asamblenë Kombëtare, më pak sesa pragu i nevojshëm prej 289 vendesh, për të gëzuar një shumicë absolute. Po sipas gazetave, koalicioni i majtë “Nupes” shihej të ishte në rrugën e duhur për të marrë nga 163 në 203 vende.
“Le Soir” dhe “La Libre” nuk dhanë detaje se nga kush u krye sondazhi apo çfarë metodologjie ishte përdorur./VOA
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch