Ukraina
Besueshmëria e BE-së, Ukraina dhe Ballkani presin sinjale të qarta nga Evropa
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut u mbajt Forumi i Prespës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, qeverive dhe diplomatëve nga Ballkani perëndimor dhe BE-ja. Një nga çështjet kryesore ishte si të bëhet Evropa më e besueshme ndaj rajonit dhe Ukrainës për procesin e zgjerimit.
Presidenti ukrainas, që bëri thirrje për një Union të fortë e të konsoliduar, iu adresua të pranishmëve në një lidhje virtuale. Një nga pyetjet e shtruara gjatë debatit ishte si t’i dërgohet një mesazh i qartë Kievit kur blloku evropian nuk ka përfunduar me Ballkanin.
“Të jemi të sinqertë, Këshilli i ardhshëm nuk do të debatonte statusin e kandidatit për Ukrainën nëse vendi nuk do të ishte në luftë. Megjithatë, kjo është një nismë pozitive. Unë jam mes liderëve që e mbështesin BE-në në përpjekjen për të gjetur konsensusin për statusin e Ukrainës. Por i kam dërguar një letër zyrtare presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku kërkoj që për Bosnjë e Hercegovinën të bëhet e njëjta gjë”, u shpreh presidenti slloven Borut Pahor.
Sipas pjesëmarrësve në forum, dhënia e statusit për Ukrainën është një sinjal pozitiv, por vetëm nëse shoqërohet nga rezultate konkrete në procesin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
“Të gjitha vendet që kërkojnë zgjerimin janë në tryezë. Besueshmëria e procesit ndaj Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit perëndimor është e njëjtë për të gjithë. Nëse ukrainasit e shohin se edhe me një vend të vogël si Mali i Zi, BE nuk ka vullnet të ecë përpara, atëherë ç’do të thotë kjo për Kievin? Po ashtu, nëse vendet e Ballkanit, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, shohin se një vend në luftë si Ukraina nuk gëzon një status të veçantë lidhur me zgjerimin, atëherë kush do të ketë perspektivë evropiane”, tha Manuel Sarrazin, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin./Euronews
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër? Përpos propozimeve kombëtare, në shumë kantone dhe qytete të Zvicrës mbahet votim gjatë ditës së sotme....
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?