Lajme

Lindrit Kamberi vazhdon edhe për tre vjet kontratën me FC Zürich

Klubi futbollistik FC Zürich përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshjen me Lindrit Kamberin që të rinovojnë kontratën. Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratë të re me klubin zviceran, e që do ta mbajë 22-vjeçarin deri në verën e vitit 2025, shkruan albinfo.ch.

“Klubi ka kënaqësinë të njoftojë se ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës trevjeçare me Lindrit Kamberin deri në verën e vitit 2025”, thuhet fillimisht në komunikatën e klubit zviceran.

Drejtori sportiv i Zürich-ut, Marinko Jurendic, për rinovimin e kontratës tha: “Lindriti ka vazhduar të zhvillohet gjatë viteve të fundit: nga kapiteni në U-21 te performuesi më i mirë në Challenge League te profesionist i besueshëm në Superligë. Me personalitetin e tij pozitiv dhe vullnetin e madh për të performuar, ai është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë. Jam shumë i kënaqur që Lindriti do të vazhdojë rrugën me FC Zürich”, ka thënë ai.