Lajme

Zvicra humb pozitën e parë si vendi më konkurrues në botë

Zvicra ka humbur vendin e saj të parë në renditjen më të fundit të Konkurrencës Botërore të përpiluar nga shkolla e biznesit IMD me qendër në Lozanë

Ndër arsyet e rënies janë çmimet relativisht të larta të Zvicrës dhe dobësimi i efikasitetit ekonomik gjatë pandemisë me Covid.

Megjithatë, Zvicra u paraqit veçanërisht mirë në efikasitetin e qeverisë dhe cilësinë e infrastrukturës teknike në krahasim me homologët e saj, shkruan Swissinfo.ch, transmeton albinfo.ch.

Danimarka u shpërblye me vendin e parë në vitin 2022 përpara Zvicrës, Singaporit, Suedisë, Hong-Kongut dhe Holandës.

Është hera e parë në 34 vjet që shkolla me bazë në Zvicër i jep vendit nordik kryesimin në raportin vjetor të konkurrencës.

“Danimarka është vendi më i avancuar dixhitalisht në botë dhe tani zë vendin e parë falë politikave të mira, avantazheve të ofruara nga të qenit një vend evropian, një fokus të qartë në qëndrueshmëri dhe një shtytje nga sektori i saj i shkathët i korporatave”, tha Arturo Bris i IMD në një deklaratë.

Raporti vë në dukje se presionet inflacioniste kishin një ndikim më të madh te bizneset sesa shqetësimet për emetimin e gazeve serrë dhe zgjerimin e hendekut midis të pasurve dhe të varfërve.