Lajme
Studentja gjermane që promovon vendet turistike të Shqipërisë
Lea Lohmüller, një studente gjermane që po synon të promovojë turizmin e qëndrueshëm shqiptar, shprehet se Shqipërisë i duhet një imazh, madje një fytyrë e re për të joshur turistët dhe kjo mund të arrihet vetëm nëpërmjet promovimit”. Në këtë përfundim ka arritur pas 6-muajve qëndrim kryesisht në Tiranë, transmeton albinfo.ch.
“Unë jam duke punuar me projekte të ndryshme, të cilat i bashkon “turizmi i qëndrueshëm”. Në thelb ne po përpiqemi të ndihmojmë në promovimin e turizmit shqiptar, gjithmonë në rrafshin e qëndrueshmërisë afatgjatë”.
Për Lean, promovimi i turizmit nuk duhet të përfshijë vetëm sezonin veror.
“Mendoj se problemi lidhet me konceptin e “turizmit sezonal”. Njerëzit vijnë vetëm në verë, kryesisht për të shkuar në plazh.. Duhet punuar përmes promovimit të destinacioneve për të pasur turistë gjatë gjithë vitit. Njerëzit mund të shkojnë për ngjitur malet apo vizituar sitet kulturore në çdo stinë të vitit”.
Po çfarë është turizmi i qëndrueshëm? Ekspertë të fushës tregojnë edhe se si mund të arrihet ky objektiv.
Vitet e fundit janë bërë përpjekje të kushtueshme për promovimin e Shqipërisë, por ato s’kanë qenë asnjëherë të mjaftueshme dhe tërësisht të efektshme. /A2CNN
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve