Kosova

Kosovë: Nuk ka të ndalur rritja e çmimeve  

Agjencia e Statistikave ka treguar se nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind.

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave. ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin maj 2022 është rritur 0.9 për qind.

Rritja e çmimeve nuk ka të ndalur në Kosovë. Produktet kryesore të ushqimit përsëri janë shtrenjtuar. Rritja e çmimeve ka prekur edhe derivatet dhe sektorin e ndërtimit.

Rritja e çmimeve për produktet bazike ushqimore në Kosovë nga maji i vitit të kaluar është rritur 12.5 për qind, thuhet në raportin e ri të Agjencisë së Statistikave (ASK).

ASK-ja thekson se Indeksi i Harmonizuar për Çmimet e Konsumit për muajin maj 2022 është rritur 0.9 për qind.

Sipas raportit “Indeksi i Harmonizuar Çmimeve të Konsumit, maj 2022”, ngritja më e madhe e çmimeve vërehet te karburantet me 5.5 për qind, ndjekur nga pemët me 5.4 për qind dhe vajrat e yndyrat ushqimore me 5.2 për qind.

“Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0.9 për qind në muajin maj 2022 krahasuar me muajin prill 2022. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit të bukës dhe drithërave me 1.8 për qind, mishi me 4.3 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 0.5 për qind, vajrat dhe yndyrat ushqimore me 5.2 për qind, pemët me 5.4 për qind, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 1.3 për qind, prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë me 2.3 për qind dhe kafja, çaji dhe kakao me 1.9 për qind”, thuhet në raport.