Lajme
Pushimet: Greqia, destinacioni më popullor për zviceranët
Në 3 muajt e fundit, rezervimet në Hotelplan Switzerland janë rritur me 10%. Pushimet në plazh në brigjet e Mesdheut janë veçanërisht të njohura
Zviceranët do të zgjedhin jashtë vendit për pushimet e tyre. Sipas numrit aktual të rezervimeve në Hotelplan Switzerland, shifra tejkalon atë të vitit 2019 të regjistruar nga Hotelplan dhe Migros Holidays, transmeton albinfo.ch.
Në tre muajt e fundit prenotimet e reja janë rritur me më shumë se 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019. “Bumi i prenotimeve ka vazhduar prej disa javësh dhe qartësisht ka një nevojë të madhe për të kompensuar pushimet jashtë vendit, si ndërmjet familjet me fëmijë si dhe çiftet apo udhëtarët beqarë. Besimi në udhëtimet jashtë vendit është rikthyer patjetër dhe rezervimet për pushime po bëhen përsëri për periudha më të gjata”, thotë Nicole Pfammatter, CEO e Hotelplan Switzerland. Rezervimet aktuale, vazhdon Pfammatter, mbulojnë si verën, ashtu edhe atë muajt e vjeshtës. Kjo edhe për faktin se Hotelplan Switzerland tashmë ka nxjerrë në treg një numër të madh vendesh charter për vjeshtë, transmeton tutje albinfo.ch.
Njerëzit janë veçanërisht të etur për të shkuar në pushime në Mesdhe në muajt e ardhshëm. Greqia është destinacioni më popullor, me ishujt e Kretës, Kos dhe Rodos, e ndjekur nga Spanja (kryesisht Mallorca dhe Ishujt Kanarie), Qiproja, Turqia dhe Italia.
Pas dy vjetësh mungesë për shkak të pandemisë, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rikthyer në top 10. Turistët që shkojnë në SHBA janë veçanërisht të interesuar për turet e kampeve.
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Ndalimi i mbulesës në fytyrë nuk ka asnjë ndikim në turizëm