Shqipëria

Rama dhe dy kryeministra të rajonit udhëtojnë drejt Kievit, takim me Presidentin Zelensky

Kryeministri Edi Rama do të jetë një nga liderët e parë të Ballkanit që do të vizitojë Ukrainën

Kryeministrat e tri vendeve te rajonit, Shqipëri, Mali i Zi dhe Maqedoni e Veriut, do të vizitojnë Kievin me ftesë të presidentit ukrainas Vladimir Zelenski, në kulmin e luftës së këtij vendi me Rusinë, përcjell albinfo.ch.

Kryeministri Dritan Abazovic pranoi ftesën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të vizituar Kievin, njoftoi dje Zyra e Kryeministrit malazez. Në një bisedë telefonike të enjten, Zelenski e ftoi Abazoviçin të vizitojë Kievin.

“Siç ka paralajmëruar, Abazoviç do të nisë idenë e një vizite të përbashkët në Kiev nga kryeministri i Ballkanit Perëndimor, veçanërisht nga vendet e NATO-s në rajon, në mënyrë që të dërgojë një mesazh më të fortë dhe unik të mbështetjes nga Ballkani Perëndimor ndaj sovranitetit dhe integritetit të Ukrainës”.

Saipas “Vijesti”, kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski e kanë pranuar idenë e Abazoviçit dhe pritet të shkojnë në Kiev të martën.