Lajme

Federer planifikon të kthehet në Tour më 2023

Ylli zviceran i tenisit, Roger Federer, tha se ai synon të kthehet në tenis të nivelit të lartë më 2023, por shtoi se ai nuk kishte bërë ndonjë plan konkret përtej paraqitjeve të tij të planifikuara në Laver Cup dhe turneut të tij në Basel, njofton albinfo.ch.

Ish-numri një i botës nuk ka luajtur që nga korriku i vitit të kaluar, kur u eliminua nga Wimbledon në çerekfinale.

Në fillim të këtij viti Federer konfirmoi planet e tij për t’u bashkuar me spanjollin Rafa Nadal në Laver Cup në Londër, përpara se të garonte në turneun Swiss Indoors. /Albinfo.ch